Në bankat e shkollës edhe pa mbushur 6 vjeç

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 13:18 | Sociale
Në bankat e shkollës edhe pa mbushur 6 vjeç

Ministrja e Arsimit sqaron një nga nismat ligjore për arsimin parauniveristar që ka shkaktuar më shumë debat në opsionin publik. Sipas Evis Kushit, fëmijët që nuk kanë mbushur 6 vjeç deri në  muajin shtator kur nis shkolla, por këtë moshë e plotësojnë në tri muajt e fundit të vitit, do të kenë të drejtë të hyjnë në klasë të parë.

“Nisur nga zhvillimi që kanë sot fëmijët dhe arsimi parashkollor, sot kemi fëmijë që moshën 6 vjeç e mbushin në tetor, ose nëntor, ndërkohë që dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, prindërit e tyre dhe ekspertët e gjykojnë se është humbje kohe nëse i lëmë edhe një vit tjetër”, tha ministrja.

Ministria e Arsimit ka hapur për konsultim publik edhe disa ndryshime të tjera në ligjin për arsimin parauniveristar, siç është formalizimi i shkollave të mesme të bashkuara apo promovimi i nxënësve në arsimin bazë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos