Në ç’situatë të stresit jemi dhe çfarë sugjeron psikiatrja Ariana Rreli?

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 09:11 | Aktualitet
Në ç’situatë të stresit jemi dhe çfarë

“Jemi aktualisht në një stres kolektiv”. Këtë konstatim dha në studion e Dita Jonë, në A2 CNN, mjekja psikiatre Arjana Rreli, për shkak të pandemisë. Sipas saj, ka 3 reagime: I pari është stresi akut që kalon për një muaj; i dyti po stres akut që duhen tre muaj kohë për ta kaluar dhe së fundi është stresi kronik.

Duke renditur disa nga simptomat e stresit, ndër to pagjumësia dhe vështirësia në frymëmarrje, mjekja psikiatre sugjeron shëtitjet në ajër të pastër.

"Përveçse ta pranojmë duhet edhe të tregojmë, sepse kështu mund të gjejmë eksperiencë dhe njerëz më të informuar, apo një familjar që e di situatën.

Vështirësia në frymëmarrje, pagjumësi (një nga shenjat kryesore), lodhje, shpërqëndrim, ankesa, marrje mendsh, janë në këndvështrim të përgjithshëm disa nga simptomat."

Arjana Rreli thekson se pavarësisht stresit të shkaktuar nga pandemia, njeriu duhet të gjejë mënyrën për të festuar dhe të drejtojë mendimet te këndvështrimet pozitive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos