Në Ekinözü, aty ku toka u zhvendos 4.7 metra nga tërmeti

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 12:51 | Bota

Pas tërmeteve të cilësuara si “fatkeqësia e shekullit”, po punohet për riparimin e dëmeve të shkaktuara prej tij. Në lagjen “Ekinözü” të Kahramanmaraş, sipas vlerësimit statik, zhvendosja më e madhe horizontale ishte 4.7 metra pas të dy tërmeteve.

Rruga e asfaltuar u fry ndjeshëm dhe pemët u shkulën nga vendi. Kjo shkaktoi probleme të mëdha edhe në tubacionet e brendshme të ujit të pijshëm, të cilët shpërthyen ose u dëmtuan rëndë.

Ekipet e bashkisë nisën punën për eliminimin e dëmeve duke hequr mbeturinat në zonën ku ngrihet asfalti dhe ndodhet tubacioni kryesor.

Problemet e shfaqura nga tërmetet në këtë zonë, të njohur shumë edhe për turizmin, kanë cenuar ndjeshëm ekonominë, megjithatë sipas ekspertëve dhe banorëve të zonës, nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë verës, dëmet do të ishin më të mëdha. (A2 Televizion)

https://youtu.be/0B7fuRe6N1Y
https://a2news.com/2023/02/22/4-metra-rreshqitje-carja-e-krijuar-nga-termeti-ne-kahramanmaras-ndau-qytetin-ne-dy-pjese/
https://a2news.com/2023/02/15/termeti-ndan-ne-mes-ullishten-krijohet-nje-humnere-e-thelle/
https://a2news.com/2023/02/15/menduam-se-po-vinte-apokalipsi-termeti-ndau-varret-ne-dysh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos