Në fillim pandemia pastaj lufta, Shell raporton fitimet më të larta në 115 vjet

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 11:35 | Bota
Në fillim pandemia pastaj lufta, Shell raporton fitimet më të

Gjiganti i naftës dhe gazit Shell ka raportuar fitime vjetore rekord pas rritjes së çmimeve vitin e shkuar me nisjen e pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Fitimet për kompaninë arritën në 39.9 miliardë dollarë në vitin 2022, dyfishi i totalit të vitit të kaluar dhe më i larti në historinë e tij 115-vjeçare.

Kompanitë e energjisë kanë regjistruar fitime rekord që kur çmimet e naftës dhe gazit u rritën pas pushtimit të Ukrainës. Ndërkohë mbi këto kompani është rritur presioni që të paguajnë më shumë taksa ndërsa familjet luftojnë me faturat e kripura.

Kujtojmë se çmimet e energjisë kishin filluar të rriteshin pas përfundimit të bllokimeve për Covid, por u rritën ndjeshëm në mars të vitit të kaluar pas zhvillimeve në Ukrainë.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti afërsisht 128 dollarë për fuçi pas pushtimit, por që atëherë ka rënë përsëri në rreth 83 dollarë. Çmimet e gazit gjithashtu u rritën, por kanë zbritur nga nivelet më të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos