Në flakë qiellgërvishtësi 129 metra i lartë, angazhohen 60 zjarrfikës

Nga A2 CNN
8 Qershor 2019, 15:42 | Bota
Në flakë qiellgërvishtësi 129 metra i lartë, angazhohen

Një ndërtesë 129 metra e lartë u përfshi nga flakë të mëdha mbrëmjen e së premtes në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.

Të paktën katër katet e sipërme të ndërtesës u përfshinë nga flakët, duke krijuar një situatë të rrezikshme në kryeqytetin polak.

https://www.youtube.com/watch?v=Xu-a6bwFlCg

Mediat lokale raportuan se në operacionin për të vënë flakët nën kontroll u angazhuar mbi 60 zjarrfikës.

Qiellgërvishtësi ishte ende i papërfunduar, ndërsa ndërtimi i tij kishte nisur në vitin 2016. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos