Stuhia e pazakontë prek brigjet spanjolle dhe franceze

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 19:44 | Bota

Stuhitë godasin brigjet e Atlantikut në Veri të Spanjës dhe Perëndim të Francës, me erëra që shkojnë deri në 147 kilometra në orë.

Një anije shpëtimi u përmbys në Francë, duke lënë 3 pjesëtarë të ekuipazhit të vdekur. Ata ishin pjesë e një grupimi prej 7 personash që po kërkonin të ndihmonin një tjetër anije, e cila kishte hasur në vështirësi të mëdha për shkak të Stuhisë “Miguel”. Dëme të shumta ka pasur edhe në Spanjë. Stuhia është e pazakontë pasi vjen në nisje të sezonit turistik veror. Resortet bregdetare u braktisën dhe transporti publik u ndërprenë zonat e prekura.

“Është një tragjedi e tmerrshme, kushtet e motit janë shumë të këqija dhe deti është shumë i ashpër, ndërsa erërat kanë fuqi të jashtëzakonshme. Kushtet e motit komplikuan lundrimin në det por edhe situatën në brigje”, tha senatorja Annick Billon.

3 helikopterë dhe rreth 60-zjarrëfikës morën pjesë në operacionin e rikuperimit të trupave të pajetë. Autoritetet në Francë dhe Spanjë u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit të stuhisë dhe të ruhen nga rrëzimi i mundshëm i pemëve. Përveç këtyre dy vendeve, moti i keq ka prekur Holandën dhe disa shtete të tjera europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos