Gjendet i pajetë një pjesëtar i Forcave të Armatosura në Gjirokastër

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 19:17 | Kronikë
Gjendet i pajetë një pjesëtar i Forcave të Armatosura

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura është gjetur i pajetë pasditen e së mërkurës në Gjirokastër. Bëhet e ditur se, Ibrahim Ahmetaj rreth 27 vjeç është gjetur i vetëvarur nga familjarët, në afërsi të banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen Gërhot. Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun drejt kryerjes së këtij akti ekstrem. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos