
Gjatë një viti pandemi maskat, alkooli dhe dorezat ishin produktet më të shitura nga farmacitë. Rekomandimet e ekspertëve veçanërisht për mbajtjen e maskës u shfrytëzuan më së miri nga grositët të cilët rritën çmimet gati 10-fish.
Por sot pas më shumë se një viti situata ka ndryshuar. Ulja e rasteve pozitive me Covid-19, rritja e të vaksinuarve dhe numri i lartë i personave që e kanë kaluar koronavirusin e kaluar vigjilencën në popullatë. Në rrugët e kryeqytetit të paktë janë qytetarët që mbajnë maskën në ambjente të hapura sipas vendimit të ekspertëve. Madje dhe policia e ka lënë detyrën që iu ngarkua për gjobitjen e qytetarëve pa maska, pasi edhe vetë janë shkelës të këtij vendimi. Për qytetarët mbajtja e maskës në ambjente të hapura duket e pakuptimtë.
Sipas farmacistëve të rinjtë janë shkelësit më të mëdhenj të masave anti-Covid. Por ekspertët këmbëngulin duke thënë se virusi nuk ka ikur. Një ditë më parë Silva Bino deklaroi se mosrespektimi i masave mund të na çojë në shpërthime të tjera të koronavirusit por hezitoi të bëjë parashikime për verën. Sezoni turistik sipas saj do të varet nga sjellja jonë në raport me respektimin e masave.
Por një gjë është e sigurtë, nëse në vendin tonë i shkelim si dhe sa herë të duam masat anti-covid, duke dëmtuar njëri tjetrin, nëse do të shkojmë jashtë vendit jemi zbatuesit më të rregullt nga frika e ndëshkimit. (A2 Televizion)