Sulmi në shkollën ruse, nxënësit hidhen nga kati i katërt për të shpëtuar

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 10:52 | Aktualitet

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën nga një sulm me armë në një shkollë në Kazan të Rusisë. Një adoleshent raportohet të jetë arrestuar si autor i dyshuar, ndërsa mediat ruse thonë se ka pasur edhe një shpërthim brenda ambienteve të shkollës.

Një video dramatike ka qarkulluar në rrjetet sociale që tregon momentin kur dy nxënës të shkollës hidhen nga kati i katërt, për t’i shpëtuar plumbave. Njëri prej tyre më pas çohet në këmbë, por nuk ka informacion për gjendjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos