
Një libër i ri për Naim Frashërin dhe veprën e tij i prezantohet lexuesit shqiptar në këtë 120 vjetor të vdekjes së shkrimtarit. Ky libër studimor mban emrin e kritikut dhe poetit Sabri Hamiti që për një kohë të gjatë ka studiuar veprën e Naim Frashërit.
170 faqe studimore për veprën e Naim Frashërit është monografia më e re e botuar në shqip. Bëhet fjalë për leximin, interpretimin dhe studimin disavjeçar të Sabri Hamitit për autorin që sot e njohim si pionerin e një letërsie më moderne në shqip.
E megjithatë, autori në këtë vepër hapësirën më të madhe ia dedikon lirikës së Naim Frashërit.
Në këtë 120 vjetor të rilindasit, Naim Frashëri, Muzeu Historik Kombëtar ju fton ta takoni veprën e tij përmes një ekspozite të vendosur në hollin kryesor ku nuk mungojnë as shkrime patriotike apo edhe fotografi. (A2 Televizion)