
Shumë prej nesh e njohin si Estrada e Tiranës, por, sot është Metropol, është teatri i një kryeqyteti që rritet çdo ditë e më shumë. Çfarë dramash njerëzore duhet të sjellë për të qenë teatri i të gjithëve? i të rriturve, adoleshentëve, fëmijëve, muzikantëve, politikanëve e historianëve? A e ka kryer këtë detyrë Teatri i Metropolit?
A2 CNN shkon në zyrën e Jonida Beqos, drejtoreshës së këtij teatri që prej tre vitesh rritet njëlloj si kryeqyteti. Misioni më i vështirë, mbetet joshja e fëmijëve, atyre që sot teknologjia dhe efektet e “Disney”-t ua zbehin magjinë e teatrit me kukulla, e teatrit muzikor apo thjesht teatrit të përrallave me të cilat rriteshin dikur fëmijët e shqiptarëve.
Beqo tregon për A2 CNN se kjo sfidë është më e bukura që ka ndërmarrë për skenën teatrale të kryeqytetit. (A2 Televizion)