
Ukraina i heq këngëtares Maruv të drejtën e përfaqësimit të vendit në Festivalin e Eurovizionit, pas një grindjeje që ka lidhje me tensionet me Rusinë.
Kënga e Sirenës fitoi festivalin të shtunën, por Televizioni Shtetëror i hoqi këngëtares nominimin pasi refuzoi të nënshkruante një kontratë që e ndalonte të performonte në Rusi. 27-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Anna Korsun, tha se ishte përgatitur të anulonte turin e ardhshëm në Rusi, por klauzolat në kontratë çonin në censurë.
“Unë jam shtetase e Ukrainës, paguaj taksat dhe e dashuroj vendin tim. Por nuk jam gati ta kthej pjesëmarrjen time në një kontest për promovimin e politikanëve tanë. Jam muzikante dhe jo një shkop në skenën politike”, tha Maruv.
Këtyre akuzave iu përgjigjën organizatorët e festivalit në Ukrainë duke thënë se “përfaqësuesi i vendit është përkushtuar ndër të tjera të jetë një ambasador i Ukrainës, duke shpërndarë jo vetëm muzikën e tyre, por edhe duke përçuar opinionin e shoqërisë ukrainase në botë.
Rregullat e Eurovizionit janë të qarta dhe kërkojnë që televizioni shtetëror të sigurojë konkurrimin me karakter jo politik. Ndërkohë, kënga e Maruv është shikuar mbi 1 milion herë në “YouTube”. Eurovizioni këtë vit zhvillohet në Izrael. (A2 Televizion)