
Nga Guandong-u në Kinë, kjo trupë baleti ka mbërritur në Tiranë për të sjellë premierën botërore të shfaqjes “Zgjimi”.
Koreografia moderne rrëfente dashurinë dhe përpjekjen e një njeriu që vjen nga zonat rurale për të ndryshe nga të tjerët. 11 artistët që kishin mbërritur në kryeqytetin shqiptar me baletin “Zgjimi”, sollën në koreografinë moderne edhe lëvizjet tradicionale të valles kineze, kërcimin Taiji, që për herë të parë i prezantohej publikut të kryeqytetit.
Themeluar në vitin 1949, “Guandong” është një prej grupeve më të njohura artistike në Kinë, që bën bashkë prej vitesh balerinët, solistët vokalë dhe interpretuesit më të mirë në Kinë, për të rrugëtuar artistikisht nëpër botë, me krijime tërësisht të krijuara prej tyre.
“Zgjimi” mbërriti mbrëmjen e së enjtes edhe si një mesazh dashurie në sallën e koncerteve në akademinë e arteve. Ky produksion erdhi në Tiranë jo vetëm me një mesazh për dashurinë, por edhe për 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë e festimeve për vitin e ri kinez. (A2 Televizion)