Rikthehet Misugi dhe tri gratë

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2019, 19:50 | Kulturë
Rikthehet Misugi dhe tri gratë

Misugi është personazhi që do t’ju flasë për dashurinë këtë 14 shkurt nga teatri Eksperimental. Trekëndëshi i dashurisë rikthen në skenë Romir Zallën e Suela Bakon.

Tri letra dashurie, tri gra dhe përballë tyre një mashkull. Kjo është historia e Misugit dhe tri vajzave që ngjiten në skenën teatrale për Shën Valentin. Novela japoneze e Jasushi Inoue, tejet e vështirë për t’u vënë në skenë rikthehet po nën kujdesin e Suela Bakos dhe Romir Zallës.

Kjo dramë do të ngjitet në skenë me të njëjtët elementë regjisorialë, skenografikë dhe muzikorë.

Trekëndëshi i dashurisë që rikthehet në teatrin eksperimental shijen e orientit të largët do të vijojë rrugëtimin artistik edhe fundjavën e fundit të këtij shkurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos