
Gjykata e Apelit Tiranë ka zbutur masën e sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Nikolin Janinën, të arrestuar në maj të këtij viti në Shqipëri, për llogari të drejtësisë spanjolle.
Gjykata e Shkallës së Parë e kishte lënë në burg Janinën në pritje të ekstradimit, por apeli vendosi ta kalojë në arrest shtëpie.
Nikolin Janina, biznesmeni shqiptar, me akuza si trafikant droge është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë. Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës. (A2 Televizion)