
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në Tiranë, në Rrugën e Dibrës, ku shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus aksidentoi biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)