
Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni, me organizatore një shtetase kolumbiane. Ndërkohë, janë arrestuar edhe 6 shtetase të tjera të huaja, që kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.
Gjithashtu, procedohen penalisht 4 shtetas që i kishin dhënë me qira banesat e tyre shtetaseve të huaja.
U arrestuan shtetaset Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia dhe Laura Vanesa Mercado Baselga. (A2 Televizion)