I moshuari përplaset nga makina në Korçë, po kalonte rrugën

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 19:16 | Kronikë
I moshuari përplaset nga makina në Korçë, po kalonte

Një i moshuar është përplasur nga një makinë në qytetin e Korçës ndërsa ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Sipas policisë, 75 vjeçari S.Q. u godit nga makina ndërsa po kalonte në rrugën "Teli Samsuri" dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje për dinamikën e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos