Në radhë për Messi-n, 250 mijë fanella të shitura për një orë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 14:55 | Futboll
Në radhë për Messi-n, 250 mijë fanella të shitura

Tifozët në Paris janë çmendur pas Lionel Messi. Vetëm pak orë pasi firmosi kontratën me yllin argjentinas, klubi francez nxori në shitje online 250 mijë fanella.

Interesimi ishte aq i madh, sa uniformat u shitën për një orë. Kjo bëri që tifozët e PSG të mbanin radhë të gjata në dyqanet zyrtarë të klubit, për të siguruar fanellën e lojtarit më të mirë në botë.

Imazhet që vijnë nga kryeqyteti francez janë në kufijtë e të pabesueshmes, por janë tregues i entuziazmit të mbështetësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos