
Një reagim për operacionin anti kontrabandë të policisë së Kosovë erdhi dhe nga Bashkimi Europian. Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, kërkoi që incidentet e dhunshme në veri të Kosovës të ndalojnë menjëherë.
“Veprime të njëanshme dhe të pakordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”, thekson zyrtari I Brukselit në një status në rrjetin social Twitter.
Më tej u bën thirrje palëve që t’i adresojnë çështjet e hapur përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. “Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, shkruan Borrell. (A2 Televizion)