Trazira në veri të Kosovës, digjet një makinë e policisë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 11:51 | Kosova
Trazira në veri të Kosovës, digjet një makinë e

Qytetarët në veri të Kosovës kundërshtuan një aksion të policisë kundër mallrave kontrabandë. Sipas autoriteteve, operacioni nisi në orët e para të së mërkurës në disa zona të Kosovës, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Siç mësohet, deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash që dyshohet të jenë kontrabandë. 

Në një njoftim, policia bëri të ditur se kontrollet dhe bastisjet e banesave, bizneseve dhe magazinave, po kryhen me urdhër të gjykatave kompetente. Aksioni në veri u përqëndrua te farmacitë dhe dyqanet që dyshohet se tregtojnë mallra serbe.

Sipas raportimeve, për më shumë së një orë janë dëgjuar boritë e kamionëve, zjarrfikëseve dhe autoambulancave. Disa persona kanë hedhur gurë kundër efektivëve, e kanë djegur një automjet të policisë.

Forcat e rendit u përgjigjën me gazlotsjellës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos