Vetting në drejtësi, qeveria e Kosovës çon përpara procesin

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 17:10 | Kosova
Vetting në drejtësi, qeveria e Kosovës çon përpara

Prokurorët dhe gjyqtarët në Kosovë do t’u nënshtrohen procesit të vetingut. Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën qeveria miratoi draft-dokumentin për vettingun në drejtësi përmes të cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit.

Lirinë e fituar duhet ta institucionalizojmë përmes drejtësisë, tha kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, vetting-u do të tregojë gjendjen aktuale brenda sistemit gjyqësor sa i përket kapaciteteve profesionale, etikës së punës dhe integritetit të aktoreve të gjyqësorit në përgjithësi.

Për realizimin e procesit po shqyrtohen dy propozime. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se procesi i vetting-ut do të nisë vitin e ardhshëm dhe do të bëhet përgjate një periudhe optimale 5-vjeçare.

“Mekanizmi i pavarur do të ketë mandatin e tij në verifikimin e integritetit personal të subjekteve për vlerësimin e performancës, profesionalizmit dhe kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha ministrja.

Haxhiu premtoi se i gjithë procesi do të jetë i drejtë, profesional, i pavarur dhe efektiv.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos