Kërcimi i sinkronizuar është pak sport dhe pak art. Sidomos kur njeriu bëhet bashkë me balenën, për të ofruar një numër vërtet spektakolar. Këtë ka realizuar Alice Edgar, një zhytëse profesioniste, lëvizjet e së cilës janë fotografuar nga bashkëshorti i saj David. Fotografitë janë realizuar pranë brigjeve të Tongas në jug të oqeanit Paqësor. Çifti realizoi gjithashtu fotografi me peshkaqenët në Filipine.
“Zhytja pa pajisje nis me një frymëmarrje të thellë para se të futesh nën ujë. Ne qëndrojmë aty për disa minuta, shpesh në një thellësi deri në 15 metra”, tha David. “Gruaja ime Alice ka krijuar një lidhje të veçantë me balenat, çka e lejon që të qëndrojë pranë tyre për të realizuar foto vërtet magjike”. (A2 Televizion)