“Në vend që të bënte rregullatorin, qeveria u bë palë me abuzuesit”

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 21:31 | Aktualitet
“Në vend që të bënte rregullatorin, qeveria u bë

Analisti Lutfi Dervishi, i ftuar në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, deklaroi se “karburanti ishte pika e fundit që derdhi gotën e zemërimit” të popullit që ka dalë në protesta.

“Në vend që të bënte rregullatorin, u bë palë me përhapësit e panikut dhe abuzuesit. Deri para 24 orësh kishim justifikimin e bursës. Por, nuk reflektohet ulja te ne kur ulet çmimi në bursë”, tha Dervishi.

Në lidhje me leximin politik që i bëri Edi Rama protestës, Dervishi theksoi: “Këtu çdo gjë është politike, por kam përshtypjen që nuk po e lexon drejtë protestën. Nuk është protesta e protestuesve të politikës. Nuk shoh plan masash të qeverisë për një situatë që mund të vijë duke u rënduar. Nëse nuk ka angazhim që njerëzit ta kuptojnë që kjo është situata, por ama të shikojnë që nuk ka abuzime dhe spekulime, nuk do të ketë zgjidhje.

https://a2news.com/2022/03/11/rama-akuzon-te-shpallurit-non-grata-per-protestat-hedhin-gurin-dhe-fshehin-doren/

“Njerëzit janë goditur keq nga çmimet dhe nuk e kuptojnë se një çmim nga lufta do të paguhet dhe fatura mund të vijë duke u rënduar”, shtoi Dervishi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/11/mbrojtese-metalike-ne-dyert-e-kryeministrise-per-protesten-e-neserme-meta-apel-qeverise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos