
Në mungesë të qeverisë së dale nga vota e 6 tetorit, Ramush Haradinaj vijon të mbaje ende detyrën e kryeministrit.
Me gjithë zhvillimet në Kosove dhe rajon, ai është me i bindur se kurrë se ka mbajtur qëndrimet e duhura, në marrëdhëniet me Serbinë, Tiranën zyrtare dhe Bashkimin Europian.
“Ne nuk hamë bar, nuk mund të heshtim. Imagjinoni të heshtja ndaj presionit për ndarje të Kosovës, për të hyr në një proces ku Kosova nuk hyn realisht si shtet, në mënyrë që Kosova të heqë taksën dhe që Serbia të hyjë në tregun tonë, pa efekt për Kosovën, kjo është e pakuptimtë”, deklaroi kryeministri kosovar në një intervistë për Kosova Press.
Haradinaj shtoi se “Është herët të hapim Kosovën për Serbinë, për të hapur tregun shqiptar për Serbinë. Vetëm Serbia mund të heqë taksën, duke njohur Kosovën”.
Kryeministri kosovar ishte edhe njëherë i ashpër me Bashkimin Europian. “Është e pakuptueshme qasja e BE ndaj qytetareve të Kosovës, e pashpjegueshme, nuk ka më asnjë arsye, duhet t’u vijë turp”, deklaroi ai. (A2 Televizion)