
Në zyrën e Albin Kurtit, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbërritur edhe ftesa e tretë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Kreu i shtetit kërkon që Kurti ta takojë atë të martën në ora 10:00 në kabinetin e tij. “Me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të të institucioneve të Republikës së Kosovës, si President i Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e përcaktuar në Kushtetutë”, thuhet në ftesën e Thaçit.
Presidenti kërkon që në këtë takim konsultativ t’i konfirmohet i propozuari për kryeministër për formimin e qeverisë së Kosovës. (A2 Televizion)