
Luigi Soreca nuk e arriti ditën që si ambasador i BE-se në vendin tonë t’i shihte të hapura bisedimet për anëtarësim. Megjithatë, lajmet e reja vijnë në verë, flet optimist i dërguari i Brukselit, duke folur me gjuhën e kryeministrit Rama për një proces martese të vështirë Shqipëri-BE.
“Mendoj që koha për dasmë ka ardhur tashmë, unazat janë gati, xixëllojnë. Shtetet anëtare e dinë fiks se çfarë duan, duan pra të hapen negociatat për anëtarësim”.
Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian përfaqësuesit e mazhorancës në Parlament dhe qeveri nuk presin veçse nxitim nga Brukseli, duke treguar konfliktin Rusi-Ukrainë.
“Shpresoj që BE të ketë marrë mësime, duhet data e anëtarësimit”, tha Xhaçka. Kryetarja e Këshilli të Integrimit, demokratja Jorida Tabaku mendon që detyrat nuk janë kryer dhe veçon një mesazh për kundërshtarët politikë. (A2 Televizion)