
Nga Manza ku inauguroi kompleksin e ri të ndërtuar për banorët e dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës, kryeministri Rama ia dedikoi një pjesë të mirë të fjalës së tij krizës së çmimeve. Ai premtoi se qeveria do të mbështesë konsumatorët në nevojë.
Por në fjalën e tij nuk u ndal vetëm tek inaugurimi i kompleksit të ri të banimit për të prekurit nga tërmeti 26 nëntorit2019. Sot mbi shqiptarët rëndojnë çmimet e larta edhe në mallrat bazë, ndërkohë që kriza energjetike mund të jetë më e rëndë.
“Do jemi pranë atyre që janë më në nevojë. Kemi marrë një angazhim ku sapo u shfaqën elementet e para të krizës energjetike. Do jemi pranë jush dhe pranë çdo familje. Për të kompensuar çmimin që asnjë familje të mos ndjej goditjen në faturë”, tha Rama.
Nga ky takim kreu i qeverisë theksoi masat në kuadër të paketës së rezistencës sociale. “Do të mbështesim tre muaj rresht me një shumë ekstra për të kompensuar rritjen çmimeve të produkteve bazë të më shumëse gjysmën e një milioni njerëz. Po ashtu, do të mbështesim fermerët me naftë pataksa. Do të mbështesim pensionistët duke indeksuar menjëherë pensionet”.
Duke cilësuar menaxhimin e tërmetit dhe pandeminë si dëshmi suksesi, Rama tha se masat e qeverisë do ta lehtësojnë barrën e çmimeve të rritura tek qytetarët. (A2 Televizion)