
Komisioni i ligjeve i dha dritën jeshile kërkesës së qeverisë për të nisur negociatat për nënshkrimin e një marrëveshjeje koncesionare për mbrojtjen e të dhënave elektronike të shtetit shqiptar. Kompania me të cilën do të nisin bisedimet është Jones Grup, famën e të cilët nuk e kundërshtoi as opozita, por vërejtjet i kishte për mënyrën e ndjekur.
“Nuk mund të nënshkruhet një kontratë me ligj special. E ka hedhur poshtë gjykata kushtetuese. Qeveria duhet të marrë përgjegjësi, jo t’ia lër parlamentit”, tha Alibeaj.
Mazhoranca në komision kishte dy argumente. I pari ishte krahasimi me aktin normative për blerjen e vaksinave të Pfizer, e dyta, emergjenca me të cilët ndodhet jo vetëm vendi për shkak të konfliktit ushtarak në Ukrainë.
“Nuk mundemi të dalim të tregtojmë të lirë dhe të na vijë lloj-lloj kompanie”, tha Ardi Veliaj.
Kundërshtitë nuk pengojnë miratimin e aktit i cili kërkon edhe aprovimin e komisionit të sigurisë dhe seancës plenare diçka proceduriale, llogaritur votat që ka mazhoranca. Për miratimin e këtij akti qeveria është investuar që para disamuajsh kur online dolën pagat e qytetarëve shqiptar. (A2 Televizion)