“Nëse 4 liderët e rinj politikë do të jenë në një mendje, Kosova ka të ardhme të mirë”

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 21:20 | Kosova
“Nëse 4 liderët e rinj politikë do të jenë

Historiani Enver Bytyçi deklaroi në emisionin “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se “nëse 4 politikanët e rinj të Kosovës, Vjosa Osmani, Albin Kurti, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, pavarësisht se do të jenë në pushtet apo opozitë, bashkohen sidomos në çështjen e dialogut me Serbinë, unë jam i sigurtë që Kosova ka të ardhme të mirë”.

“Prandaj është e domosdoshme që zgjedhjet vendore në Kosovë të lexohen si një thirrje e publikut që këta 4 kryetarë partish të jenë të një mendje sa i përket zgjidhjes përfundimtare të konfliktit me Serbinë. Së dyti, unë mendoj që publiku në Kosovë ka besim te këta 4 liderë të rinj sepse i shikon si të pakorruptuar dhe të paimplikuar në afera të caktuara që mbajnë peng liderë të caktuar. Besueshmëria është rritur për këta të katërt dhe zgjedhjet mua më dëshmojnë se elektorati ka besim tek ata”, theksoi Bytyçi.

“Më bën përshtypje që qytetarët e Kosovës kanë intuitë të jashtëzakonshme për të ruajtur balancat. Ruajtja e tyre është garancia e demokracisë dhe zhvillimit të një shteti të mirëfilltë liberal dhe demokratik. Unë besoj shumë në kulturën politike të elektoratit të Kosovës dhe mesazhet që jep ai, prandaj politika duhet t’i lexojë”, shtoi Bytyçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos