Netflix publikon filmin e fundit të aktorit të ndjerë Chadwick Boseman

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 13:23 | Showbiz

Netflix publikoi të premten atë që është filmi i fundit i aktorit Chadwick Boseman, i cili ndërroi jetë në gusht të këtij viti, në moshën 43-vjeçare, pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë.

https://a2news.com/2020/08/29/kinematografia-ne-zi-nderron-jete-protagonisti-i-black-panther/

Në filmin “Ma Rainey's Black Bottom”, Boseman interpreton një trombist në vitet ’20, në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

43-vjeçari u bë i famshëm me rolin e Mbretit T’Challa në filmin “Pantera e Zezë”, në vitin 2018. Këtë rol e interpretoi edhe në 3 filma të tjerë: “Captain America: Civil War”, “Avengers: Infinity War” dhe “Avengers: Endgame”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/08/31/me-shume-like-ne-twitter-se-cdo-postim-tjeter-njoftimi-i-vdekjes-se-chadwick-boseman-thyen-rekord/

A2 CNN Livestream

Latest Videos