Ka qenë një nga aktoret e vogla më të famshme në vitet ’90, duke fituar zemrën e dashamirësve të kinemasë me filma si “Matilda” apo “Mrs Doubtfire”.
Tashmë 33-vjeçare, në një nga daljet e rralla në publik, Mara Wilson foli në një televizion australian për kujtimet që ka nga xhirimet me aktorë të mëdhenj si Danny DeVito apo Robin Williams.
“Danny ishte person i mrekullueshëm. Gjatë asaj kohe, mamaja ime po vdiste nga kanceri i gjirit dhe familja e tij më ka mbajtur shumë pranë, u bë si familja ime e dytë. Më merrnin me vete kudo, luaja me fëmijët e tyre. Sa i përket Robin Williams, mbaj mend që më këndonte gjithmonë dhe luante me mua. Ai ishte i turpshëm me të rriturit, por gjallërohej me fëmijët”, kujton Mara.
Por, ajo tregoi edhe vështirësinë që ka një fëmijë kur dëgjon gjëra të këqija nga kritikët e filmit: “Lëndohesh shumë kur dëgjon kritikët që flasin keq për ty. Mendoja se ishte shumë e padrejtë. Kisha shumë presion kur isha e vogël”. (A2 Televizion)