Supermodelja Eva Herzigova, infektohet me koronavirus

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 12:42 | Showbiz

Supermodelja dhe aktorja Eva Herzigova është infektuar me koronavirus.

Herzigova e bëri lajmin publik në rrjete sociale ku tregoi se ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe se kishte "dridhje të çmendura dhe lodhje fizike".

47-vjeçarja postoi një fotografi e shtrirë nga shtrati duke thënë se ditë pas ditë i shfaqeshin simptoma të reja.

"Mirënjohëse për trupin tim që lufton fort", shtoi ajo.

Modelja Çeke dhe partneri i saj, biznesmeni italian Gregorio Marsiaj, po e kalojnë këtë periudhë në shtëpinë e tyre pranë Torinos, raporton gazeta italiane Corriere. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos