
Neymar, tashmë në moshën 30-vjeçare, është duke kaluar sezonin e tij më të mirë, teksa ka realizuar 8 gola në po kaq ndeshjes me PSG, ndërsa ka dhuruar edhe 7 asiste.
Ndërkohë, performanca e brazilianin nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga Iniesta, ish-shoku i Neymar te Barcelona. Ai thekson se braziliani është përkufizimi i kënaqësisë në futboll.
“Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj që unë kam parë dhe kam ndarë një dhomë zhveshje. Futbolli ka të bëjë me argëtimin, kënaqësinë dhe Neymar është përkufizimi i kësaj. Një makineri driblimi në fushë”, theksoi spanjolli. (A2 Televizion)