1867 – Formohet Perandoria e Austro Hungarisë. Ajo njohu dy shtete të pavarura të bashkuara nën një monark dhe shpalli të drejta të barabarta për hebrenjtë brenda kufijve të saj. 1924 – Qeveria e sapoformuar pas revolucionit të Qershorit, e kryesuar nga Fan Noli, shpalli programin e saj prej 20 pikash. 1924 – Në Milton, Masaçusets, lindi George H. Bush, president i 41-të i Shteteve të Bashkuara, babai i presidentit të 43-të, George W. Bush. 1942 – Anne Frank merr si dhuratë një fletore-ditar për ditëlindjen e saj të 13-të dhe fillon të hedhë në të mendimet e përditshme. Anne Frank kishte lindur në Frankfurt në vitin 1929. Ditari i Anës, shkruar në holandisht, u gjet pas luftës nga pronari i shtëpisë ku familja Frank kishte qëndruar e fshehur në Amsterdam. Ai e lexoi dhe ia dërgoi menjëherë botuesit. Ditari i Ana Frankut u botua në vitin 1946. Deri më sot ky libër është shitur më shumë se 30 milionë kopje dhe është përkthyer në rreth 70 gjuhë. 1964 – Në Afrikën e Jugut, aktivisti kundër aparteidit Nelson Mandela dënohet me burgim të përjetshëm, nën akuzat për sabotazh. 1974 – Lindi në Tiranë politikani Lulzim Basha, Kryetar Partisë Demokratike të Shqipërisë. 1981 – Lindi në Brazil Adriana Lima, fotomodele e Victoria's Secret. Ajo braktisi shkollën në moshën 16 vjeçare dhe iu përkushtua botës së modës. Sot ajo është me famë ndërkombëtare dhe është ndër 10 modelet më të paguara në botë. 1987 – Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Ronald Reagan, duke qëndruar para portës së Brandenburgut, sfidon publikisht udhëheqësin sovjetik për rrëzimin e murit të Berlinit: “Zoti Gorbachev, shembe këtë mur!”. Muri i Berlinit u rrëzua krejtësisht në fund të vitit 1990, pas rënies së komunizmit në Evropën Lindore dhe në vetë Bashkimin Sovjetik, duke shënuar fundin e Luftës së Ftohtë. 1990 – Parlamenti i Federatës Ruse deklaron zyrtarisht sovranitetin e saj. Po këtë ditë, më 1991, rusët zgjedhin Boris Jelcinin si president të republikës. 1994 – Aeroplani Boeing 777 dy-motorësh, më i madhi në botë, kryen fluturimin e tij të parë. 12 qershori është Dita e Lirisë në Kosovë, çlirimi i Kosovës nga sundimi serb.
(A2 Televizion)