
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 10 persona për vepra të ndryshme penale. Nga trafiku i drogës te vjedhjet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur janë akuzat që rëndojnë mbi disa nga të arrestuarit gjatë 24 orëve të fundit nga policia e Tiranës.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
F. Z., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;
E. B., 33 vjeç, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 22 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” gjatë kontrollit të mjetit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë e ftohtë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga K. P., iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirëse të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. R., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë ndalimin e shtetasit E. M., 44 vjeç, sepse në bashkëpunim me shtetasin K. K (punohet për kapjen e tij), janë autor të vjedhjes të një shume parash dhe eurosh në një dyqani në Unazën e Re.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
P. B., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;
F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobusëve dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve ;
V. A., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)