
Një 21-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara. Ai u kap gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)