Nga e hëna mbyllen dyqanet dhe shkollat në Itali

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 08:09 | Bota
Nga e hëna mbyllen dyqanet dhe shkollat në Itali

Dyqanet, restorantet dhe shkollat ​​do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë të hënën, pas paralajmërimit të kryeministrin Mario Draghi për një "valë të re" të shpërthimit të koronavirusit.

Për tri ditë gjatë Pashkëve, 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale. Italia, e cila një vit më parë vendosi një nga bllokimet e para kombëtare, po lufton edhe një herë për të përmbajtur përhapjen e shpejtë të infeksioneve.

Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 vdekje të lidhura me Covid, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë që fushata e vaksinimit në Itali është me vonesa.

Javën e kaluar qeveria bllokoi eksportin e 250 000 dozave të vaksinës Oxford-AstraZeneca në Australi në një përpjekje për të adresuar mungesat e vaksinave.

Po kështu edhe Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia kanë ndaluar të gjithë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për shkak të frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se nuk kishte asnjë tregues se kjo ishte e vërtetë, duke theksuar se vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos