
1390 – U bë gjykimi i parë për shtrigëri në Paris. 
1863-Gjatëmbëdhjetë shtete dhe mbretëri evropiane formojnë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. 
1888 – Nënshkruhet Konventa e Kostandinopojës, e cila lejon kalimin e lirë detar përmes Kanalit të Suezit në kohe lufte e paqe. 
1911 – U nda nga jeta Joseph Pulitzer gazetar dhe publicist amerikan. Ai themeloi çmimin për gazetari, i cili e mban emrin e tij. Edhe sot “Çmimi Pulitzer” ndahet çdo vit për krijimet më të mira në gazetari. 
1922 – Mbreti italian Victor Emmanuel III, zgjedh Benito Mussolinin Kryeministër. 
1923 – Mustafa Kemal Atatürk shpalli Turqinë Republikë. 
1960 – Lindi Agim Çeku, ushtarak, politikan shqiptar nga Kosova. Ka qenë kryeministër i qeverisë së Kosovës. 
1971 – Lindi Winona Ryder, aktore amerikane, një nga emrat ikonë të viteve 1990. 
1983 – Një tërmet në Turqi shkaktoi vdekjen e 1300 njerëzve.
Kalendari historik, 29 tetor. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
