 - 630 – Profeti Muhamed udhëheq një ushtri prej 10 mijë besimtarësh për të çliruar Mekën. Në prag të sulmit, Ebu Sufjan, sundimtar i Mekës, pranon fenë myslimane dhe dorëzohet pa luftë. 
 - 1926 – Publikohet vëllimi i dytë i librit “Mein Kampf” (“Lufta ime”) nga Adolf Hitler, manifest autobiografik, në të cilin udhëheqësi nazist përshkruan ideologjinë e tij politike dhe planet e ardhshme për Gjermaninë. Vëllimi i parë kishte dalë më 1925. 
 - 1941 – Gjermania dhe Italia i shpallin luftë Shteteve të Bashkuara, pasi amerikanët i shpallën luftë Perandorisë së Japonisë më 8 dhjetor, një ditë pas sulmit ndaj bazës amerikane të marinës në Pearl Harbor. 
 - 1946 – Themelohet Fondi Emergjent i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, “UNICEF”, fillimisht për të ndihmuar me ushqime, veshje e barna fëmijët dhe nënat në vendet e prekura më rëndë nga Lufta e Dytë Botërore. Sot, UNICEF është i pranishëm në 191 vende dhe territore në mbarë botën. 
 - 1961 – Melvin Calvin u nderua me Çmimin Nobel në kimi për procesin e fotosintezës. 
 - 1964 – Ernesto Che Guevara flet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Gjatë fjalimit, një terrorist i panjohur hodhi një bombë drejt ndërtesës. 
 - 1972 – Apollo 17 u bë misioni i gjashtë që zbriti në Hënë. 
 - 1990 – Studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre. 
Kalendari historik, 11 dhjetor. (A2 Televizion)
              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				     
                                           
 
 
 
 
 
 
 
 
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                   
 
						                    
						                    
						                   