Nga mesfusha në portën kundërshtare, goli fantastik i Alvarez ndaj Kroacisë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 20:47 | Futboll

Julian Alvarez ka shënuar një gol fantastik në gjysmëfinalen e Botërorit, mes Argjentinës dhe Kroacisë.

Sulmuesi argjentinas mori një top në mesfushë dhe i vetëm shkoi deri në portën kroate, ku mposhti portierin Livakovic nga shumë pranë.

Lojtari i City depërtoi mes 3 mbrojtësve, i ndihmuar edhe pak nga fati, duke shënuar golin e dytë për bardhekaltërit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos