1763 - U realizua premiera e operës “Scanderbeg”, një operë romantike e shkruar nga kompozitorët francezë François Francoeur dhe François Rebel. 1811 – Lindi Franz Liszt, kompozitor hungarez, një nga përfaqësuesit më të shquar të Shkollës së Re Gjermane 1964 - Jean-Paul Sartre nderohet me Çmimin “Nobel” në letërsi. Shumë njerëz u çuditën, kur Sartri e refuzoi çmimin, duke thënë se ai gjithmonë i ka mohuar nderimet zyrtare dhe se "një shkrimtar nuk duhet ta lejojë veten që të shndërrohet në institucion". 1965 - Përfundoi Lufta e Dytë e Kashmirit mes Indisë dhe Pakistanit. 1997 – U nda nga jeta arqipeshkvi i Shkodrës, Frano Ilia. Kur Shqipëria komuniste u shpall ateiste më 1967, Frano Ilia u arrestua. Më 1968 u dënua me vdekje, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. 25 vjet pas këtij dënimi, do të shugurohej ipeshkëv nga vetë Papa Gjon Pali II. 2002 - Nëna mbretëreshë Geraldina, vdiq në Tiranë nga një sëmundje në mushkëri. Ajo ishte konteshë hungareze, para se të bëhej princeshë më 1937, kur u fejua me mbretin Zog dhe mbretëreshë nga prilli 1938, kur ata u martuan. 2006 - Michael Schumacher pilotoi garë e tij të fundit në Formula 1.
Kalendari historik, 22 tetor. (A2 Televizion)