“Nga përplasja Basha-Berisha nuk prodhohet asgjë e mirë për opozitën”

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 21:09 | Politikë
“Nga përplasja Basha-Berisha nuk prodhohet asgjë e mirë

Ekonomisti Dritan Shano, i ftuar në studion e “Absolut 4” me Blendi Salaj, në A2 CNN, u shpreh se nga kriza e thellë në Partinë Demokratike përfiton vetëm mazhoranca.

“Partia Demokratike është këtë periudhë në qendër të lajmeve për luftën Basha-Berisha, që nuk do të prodhojë asgjë të mirë për opozitën e vendit. Vetëm mazhoranca përfiton nga kjo, pasi nuk ka më pengesë mes saj dhe buxhetit të shtetit”, deklaroi Shano.

I pranishëm në kuvendin e 11 dhjetorit, Dritan Shano tregoi se si ka ndryshuar pas kësaj date Partia Demokratike.

“Në 11 dhjetor ka pasur një shprehje demokracie të paparë. Shumë delegatë vendosën që të mblidhen dhe kjo është e shëndetshme për vendin. Në atë kuvend u votua edhe për kufizimin e mandatit të kryetarit, duke e lidhur atë me performancën e kryetarit. Gjëja kryesore është kufizimi i pushtetit. Pas kësaj pati gjëra të tjera të rëndësishme, që kulmuan me shkarkimin e kryetarit”, theksoi Shano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos