
Pianisti dhe kompozitori Alain Roche luan në piano ndërsa qëndron i varur në një vinç. FOTO: GETTY IMAGES 
Ajsbergët e Groenlandës fotografohen nga një avion me shkencëtarë të NASA-s, me mision në ishull. FOTO: AP 
Ushtarët francezë në bazën e tyre në Ndaki, Mali, prej nga kryejnë operacione kundër xhihadistëve në shkretëtirë. FOTO: REUTERS 
Një emigrant lexon Kuranin mbi anijen e shpëtimit spanjolle, e cila po e dërgon në portin e Lampeduzës në Itali. FOTO: AP 
Kalorës në mes të një pamjeje përrallore në luginën Kalajun në Krahinën Autonome Ujgure në Kinë. FOTO BARCROFT 
Liverpool fiton Superkupën e Europës pasi mundi anglezët e Chelsea me penallti, në Stamboll. FOTO: REUTERS 
Hëna e plotë mbi tempullin e Poseidonit, 70 km në jug të Athinës. FOTO: AFP 
Një fermer përpiqet të shpëtojë dhinë e tij pas një zjarri të rënë në fshatin Makrimalli në ishullin Evia, në verilindje të Athinës. FOTO: AFP 
Dallgët gjigante përplasen mbi shkëmbinj në Portkol, Uells. FOTO: GETTY IMAGES 
Njerëzit largohen nga plazhi teksa afrohet stuhia, në Nisë të Francës. FOTO: REUTERS 
Gjimnastja amerikane Simone Biles performon në kampionatin kombëtar, duke thyer rekorde me numrin më të vështirë në histori. FOTO: AP 
Një instalacion artistik në shkretëtirën Gobi në Mongoli. FOTO: GETTY IMAGES
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
