
‘’Një jetë në shërbim të tjerëve’’. Ky ishte misioni i shenjtores Nene Tereza, të cilën sot e përkujton e gjithë bota për misionin e saj humanitar.
5 vite me pare, papa Francesku e shpalli atë të shenjtë, duke i njohur mrekullitë e bëra në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori.
Për punën dhe kontributin e saj, veçanërisht me fëmijët në Kalkuta të Indisë, atje dhe ku ndërroi jetë në vitin 1997, Nënë Tereza u vlerësua me çmimin Nobel të Paqes.
Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë boten për më shumë ndihmë ndaj të varfërve. (A2 Televizion)