1694 – Lindi Voltaire, përfaqësues kryesor i Iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare. 1789 – Karolina e Veriut bëhet shteti 12 i SHBA-ve. 1877 – Amerikani Thomas Edison shpall shpikjen e gramafonit. Ndërkohë që të tjerë kishin prodhuar pajisje, që mund të regjistronin tingujt, gramafoni Edison ishte i pari që i riprodhonte ato. 1963 - Presidenti John Kennedy dhe gruaja e tij, Jacqueline, shkuan në Teksas për një vizitë që do të kishte pasoja tragjike. Kjo ishte dalja e parë në publik e zonjës Kennedy pas vdekjes së djalit të tyre, disa muaj më parë. E megjithatë, ajo pati shumë sukses. Por të nesërmen më 22 nëntor, kur presidenti dhe zonja Kennedy, po vizitonin Dallasin, presidenti u qëllua me armë dhe u vra. 1995 -Marrëveshja e Paqes nënshkruhet në bazën ajrore Wright Patterson, pranë Dejton (Ohajo), duke i dhënë fund luftës prej 3 vjet e vjet e gjysmë në Bosnje-Hercegovinë. 1999 – U nda nga jeta sopranoja shqiptare Marie Kraja. Është një nga gurët e themelit të muzikës operistike dhe të këngës në Shqipëri dhe një nga zërat më të rrallë. Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para në premierën e parë të këtij institucioni. Ajo merr pjesë gjithashtu në operën e parë shqiptare ‘’Mrika’’. 2002 – NATO fton Bullgarinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë, që të bëhen anëtarë të aleancës.
(A2 Televizion)