
Kriza e çmimeve po godet edhe të ardhurat në Buxhetin e Shtetit. Nëse në fillim të vitit qeveria po dilte e fituara e madhe nga shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve “periudha e artë” po zbehet duhet dhëna shenja mbarimi.
Në janar e shkurt të ardhurat në buxhet u zgjeruan përkatësisht me 29.8 dhe 22.3 për qind po kjo ecuri kaloi në negative në korrik me 0.3 për qind e vetëm 14.2 për qind në gusht, muaj në të cilin pritshmëritë ishin tejet më të lartë për shkak edhe të sezonit turistik veror.
Megjithatë marrë në harkun e tetë muajve, të ardhurat në buxhet arritën në 376 miliard lekë, shifër kjo rreth 16 për qind më e lartë se një vit më parë.
Të ardhurat e kënaqshme lejuan qeverinë që të rriste edhe shpenzimet publike të cilat në harkun e muajve janar-gusht përllogariten në 361.6 miliardë lekë, 5.1 miliard më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Paratë e hyra në arkën e shtetit më shumës e ato të dala bënë që buxheti të rezultojë me një suficit prej 14.4 miliardë lekësh në 8 muaj. (A2 Televizion)