
Prej gushtit të vitit të kaluar, kostoja e jetesës për një familje shqiptare është rritur me së paku 6,700 lekë. Kjo është një prej arsyeve pse qeveria vendosi të rrisë sërish nivelin e pagës minimale nga 32 në 34 mijë lekë.
Edhe pse rritja prej 2 mijë lekësh mund të jetë një ndihmë minimale për financat e familjeve shqiptare, bizneset nuk e kanë mirëpritur këtë vendim.
Rritja e shpenzimeve për të paguar punëmarrësit mund të ndikojë drejtpërdrejtë në mospunësimin e të rinjve apo punonjësve pa eksperiencë.
Sipas bizneseve, pas vendimit të qeverisë për të ndihmuar familjet, qëndron strategjia për të mbledhur më shumë taksa.
Sektorët e ekonomisë si industria përpunuese, bujqësia dhe ndërtimi pritet të preken më shumë nga ky vendim për rritjen e pagës minimale. (A2 Televizion)