Rritja në tetor, Hado: Nuk mundej që indeksimi i pensioneve të ndodhte në shtator

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 17:16 | Ekonomi
Rritja në tetor, Hado: Nuk mundej që indeksimi i pensioneve të

“Nga pensioni i muajit shtator, ne do të indeksojmë 6 % të gjitha kategoritë e pensioneve, dhe duke i shtuar 3.3 % që u indeksuan në muajin prill”

Ky afat i cituar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, ilustruar gjithashtu në paraqitje grafike, në fakt nuk qëndron.

Për të moshuarit shqiptarë,  pensioni i muajit shtator nuk ka pësuar rritje.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado tregon edhe se si do të merret kjo rritje e pensioneve nga 1 tetori.

Nga 1 tetori pensionistët në fshat do të marrin mesatarit 600 lekë më shumë, ndërsa ata në qytet rreth 1 mijë lekë më tepër.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos