Ngecën në kanionin e Gjipesë, forcat e rendit shpëtojnë tre turistë të rinj

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 09:17 | Kronikë

Një aventurë e frikshme por që përfundoi mirë, ajo e tre turistëve të rinj që dje në mbrëmje u shpëtuan nga forcat e rendit.

Tre turistët e rinj, 21, 18 dhe 15 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin nisur për të eksploruar kanionin e Gjipesë, në Dhërmi,  por për shkak të terrenit të vështirë të relievit dhe natës praktikisht kishin ngecur aty.

Një prej tyre në tentativë kishte pësuar edhe disa dëme fizike. Pas sinjalizimeve për zhdukjen e tyre, policia e Dhërmiut në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrfikëse kërkuan të rinjtë për rreth një orë, duke i shpëtuar ato. Personi i lënduar ndërkohë ka marrë ndihmën mjekësore në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos